kasami 40 milione euro per spitalin e tetoves 6877afe30b97e

Kasami: 40 milionë euro për Spitalin e Tetovës!

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 korrik – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt madhor në fushën e shëndetësisë që do të transformojë Spitalin Klinik të Tetovës. Nëpërmjet një investimi të rëndësishëm, do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore.

“Ky projekt do të sjellë kushte moderne, pajisje të reja dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët. Një hap gjigant për shëndetësinë në Tetovë!”, deklaroi Kasami, duke e vlerësuar këtë si një moment të shumëpritur dhe një ndryshim rrënjësor në sistemin lokal shëndetësor.

Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e trajtimit mjekësor, duke përmbushur një nevojë të kahmotshme për banorët e rajonit të Tetovës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nderhyn per miratimin e ligjit te kriptomonedhave 6877ae7a39530
Lajmi i mëparshëm

Trump ndërhyn për miratimin e ligjit të kriptomonedhave

mexhiti me ligjin e ri kazinote largohen se paku 500 metra nga objektet shkollore 6877b32abe1c0
Lajmi i radhës

Mexhiti: Me ligjin e ri kazinotë largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore

Të fundit nga

ShkoLartë