kasami 40 milione euro per rikonstruimin e spitalit te tetoves 6877f10d6adf4

Kasami: 40 milionë euro për rikonstruimin e spitalit të Tetovës

July 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt në fushën e shëndetësisë që do të transformojë Spitalin Klinik të Tetovës.

Kasami njoftoi se do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore.

“40 milionë euro për Spitalin e Tetovës! Me këtë investim madhor do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore. Ky projekt do të sjellë kushte moderne, pajisje të reja dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët. Një hap gjigant për shëndetësinë në Tetovë!”, deklaroi Kasami, duke e vlerësuar këtë si një moment të shumëpritur dhe një ndryshim rrënjësor në sistemin lokal shëndetësor.

Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e trajtimit mjekësor, duke përmbushur një nevojë të kahmotshme për banorët e rajonit të Tetovës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a duhet te sterviteni gjate ciklit menstrual 6877ecd37d952
Lajmi i mëparshëm

A duhet të stërviteni gjatë ciklit menstrual?

mallakaster perhapet vatra e zjarrit ne drenove ne rrezik dhe nenstacioni elektrik 6877ff930e8c9
Lajmi i radhës

Mallakastër/ Përhapet vatra e zjarrit në Drenovë, në rrezik dhe nënstacioni elektrik

Të fundit nga

Lëkundje tërmeti ndjehen në Kukës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës. Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ball. Lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.

Como e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Coppa Italia, për herë të parë pas 40 vitesh, pasi eliminoi Napolin e Antonio Conte me penallti pas barazimit 1:1. Napoli humbi disa
ShkoLartë