Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për emërimin e Xheni Beqajt si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Ai e cilësoi këtë akt si një dëshmi të kapjes së institucioneve nga grupet kriminale dhe të rolit vendimtar që ka droga në vendimmarrjen politike të Shqipërisë.
Berisha deklaroi se pas portit të Durrësit, karteli i Troplinëve ka marrë nën kontroll të gjithë bregdetin shqiptar. Sipas tij, ky është një hap i rrezikshëm që tregon se krimi i organizuar po shtrihet në çdo sektor strategjik të vendit.
“Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”– shkruan Berisha.
Burimi: botasot.info


