kartel ne sigurime 10 kompani gjobiten me 280 mije euro rriten cmimet e polisave per automjetet 693033f409910

Kartel në sigurime! 10 kompani gjobiten me 280 mijë euro, rritën çmimet e polisave për automjetet

December 3, 2025
1 minut lexim

Pas zinxhirëve të marketeve, është konstatuar kartel edhe në biznesin e sigurimeve. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka gjobitur dhjetë kompani sigurimesh me një gjobë totale prej 276.000 eurosh. Ata kanë bashkëpunuar mes vete dhe vitin e kaluar kanë rritur çmimin e regjistrimit të automjeteve, përmes rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm për automjetet. Kjo është polisa e detyrueshme që çdo pronar automjeti duhet ta paguajë gjatë regjistrimit.

“Në procedurë është konstatuar se kompanitë e sigurimeve gjatë periudhës 01.03.2024 – 07.05.2024, kanë shkëmbyer informacione të ndjeshme, kanë koordinuar aktivitetet dhe në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër kanë marrë vendime identike ose të harmonizuara për rritjen e pjesës së premiumit për kryerjen e aktivitetit – e ashtuquajtura shtesë administrative”, thinë nga KMK.

Sipas Komisionit, dhjetë kompanitë e sigurimeve kanë kryer formën më të rëndë të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Ky lloj sjelljeje përbën kufizim të konkurrencës “qëllimisht”, pra formën më të rëndë të shkeljes sipas nenit 7 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Shkëmbimi i informacioneve dhe marrja e vendimeve të përbashkëta për çmimet zëvendëson politikën e pavarur të biznesit me veprim të koordinuar kolektiv në treg, gjë që është rreptësisht e ndaluar”, thonë nga KMK.

Më parë, Komisioni ka konstatuar kartel edhe tek marketet. Për bashkim kartelist dhe marrëveshje çmimesh, katër zinxhirë të mëdhenj marketesh janë gjobitur me nga 50.000 euro secili, si dhe Lidhja e Odave Ekonomike me 18.000 euro. Të dy procedurat, si për marketet ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve, Komisioni i ka nisur këtë pranverë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pertej veprimeve cfare nenkupton miqesia e vertete 69302a7371c22
Lajmi i mëparshëm

Përtej veprimeve, çfarë nënkupton miqësia e vërtetë?

kuvendi konstatoi doreheqjen e gjyqtares jadranka daboviq anastasovska 69303b15ee23f
Lajmi i radhës

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e gjyqtares Jadranka Daboviq-Anastasovska

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë