karamuco tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit kalaja ka video nga momenti i ngjarjes 68e5a43500182

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

October 8, 2025
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai u shpreh se autori, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë të tipit Makarov dhe ka qëlluar pesë herë, ndërsa arma është dorëzuar bosh pas ngjarjes.

Karamuço tha se goditjet nuk kanë qenë statike, pasi autori dhe viktima janë zhvendosur gjatë incidentit.

Ai gjithashtu konfirmoi se ka në dispozicion pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes.

Profesori shtoi se dyert e sallës së gjyqit kanë ndihmuar të pranishmit të shmangin plumbat, duke shpëtuar disa persona nga goditjet e autorit.

“Ka pamje filmike; në atë moment disa persona kanë dalë përmes dyerve, pasi autori ndiqte gjyqtarin,” tha Karamuço, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes sipas trajektoreve të plumbave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olta gixhari publikon foto duke pi vene prane
Lajmi i mëparshëm

Olta Gixhari publikon foto duke pi venë pranë oxhakut

nga puna si shites deri tek ftesa e argjentines perralla e lautaro rivero 68e5a495336b1
Lajmi i radhës

Nga puna si shitës deri tek ftesa e Argjentinës, përralla e Lautaro Rivero

Të fundit nga

ShkoLartë