kapja e maduros diaspora venezueliane shperthen ne festime 695971737978a

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
1 minut lexim

Komunitetet venezueliane në mbarë botën kanë shpërthyer në festime pas njoftimit se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur nga forcat amerikane pas një operacioni ushtarak të zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

Në Doral të Floridës, një nga qendrat më të mëdha të diasporës venezueliane në SHBA, qindra qytetarë u mblodhën duke gëzuar për largimin e Maduros.

Të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, ata kënduan himnin e Venezuelës, valëviturën pankarta dhe festuan atë që e cilësuan si “ditë drejtësie”.

“Drejtësia po vihet në vend për të gjithë venezuelianët që u detyruan të largohen nga vendi për të mbijetuar,” u shpreh Kirvin Suarez, pjesëtar i komunitetit venezuelian në Doral.

Festime të ngjashme pati edhe në Santiago të Kilit, ku mijëra venezuelianë dolën në sheshe duke brohoritur “Liri” dhe duke valëvitur flamuj venezuelianë dhe amerikanë. Kili është një nga vendet me mbi 669 mijë shtetas venezuelianë.

Ndërkohë, qytetarët e Karakasit, pas një nate me shpërthime dhe të frikësuar për jetën, bëjnë thirrje për paqe.
Ata deklarojnë se është koha për një ndryshim pozitiv pas regjimit të Maduros.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, që nga viti 2000 rreth 7.7 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi, shumica e tyre për shkak të kolapsit ekonomik dhe represionit politik gjatë qeverisjes së Maduros.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks i shtuar ne pikat kufitare pa vonesa te medha 695971649613c
Lajmi i mëparshëm

Fluks i shtuar në pikat kufitare, pa vonesa të mëdha|

fat te mbare dhe zoti ju ndihmofte zbulohen detajet e sulmit ne venezuele aksioni me 150 avione ushtari me i ri qe mori pjese vetem 20 vjec 69597326ab560
Lajmi i radhës

“Fat të mbarë dhe Zoti ju ndihmoftë”, zbulohen detajet e sulmit në Venezuelë. Aksioni me 150 avionë, ushtari më i ri që mori pjesë vetëm 20 vjeç

Të fundit nga

ShkoLartë