kapet duke u kujdesur per bimet narkotike qe kishte kultivuar pranga 51 vjecarit ne mirdite 68e23d64e9718

Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, pranga 51-vjeçarit në Mirditë

October 5, 2025
1 minut lexim

Policia e Mirditës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit të vazhdueshëm “Koordinata”.

Një 51-vjeçar është kapur në flagrancë teksa kujdesej për një parcelë me kanabis në fshatin Bisakë, ku u gjetën 22 bimë të dyshuara narkotike.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq paralajmeroi lufte por ekspertet flasin per retorike frikesimi 68e23cc163c7d
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq paralajmëroi luftë, por ekspertët flasin për retorikë frikësimi!

sora aplikacioni me i shkarkuar ne app store mposht edhe chatgpt 68e23d92d8128
Lajmi i radhës

Sora aplikacioni më i shkarkuar në App Store – mposht edhe ChatGPT

Të fundit nga

ShkoLartë