kapen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla ne sarande procedohen penalisht pronaret e dy subjekteve tregtare 6951167768a95

Kapen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla në Sarandë, procedohen penalisht pronarët e dy subjekteve tregtare

December 28, 2025
1 minut lexim

Sarandë/ Vijojnë kontrollet në kuadër të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet droge ne canten e nje vajze ne nje cerdhe ne shtip 6951093aa5655
Lajmi i mëparshëm

Gjendet drogë në çantën e një vajze në një çerdhe në Shtip

fetai ne shenjester te klubeve europiane 695116d40f362
Lajmi i radhës

Fetai në shënjestër të klubeve europiane

Të fundit nga

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë. Prova e
ShkoLartë