kap raketa predha avione dhe drone izraeli instalon sistemin e ri mbrojtes 68ceedc4ec56b

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

September 20, 2025
1 minut lexim

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve dhe dronëve. Sistemi është mjaft efektiv dhe me një kosto shumë të ulët operative.



Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes Izraeli ka përfunduar me sukses ndërtimin e një arme mbrojtëse me rreze lazer. Provat e zhvilluara gjatë disa javësh treguan se sistemi mund të kapë me siguri raketa, predha mortajash, avionë dhe dronë në skenarë të ndryshëm veprimesh dhe operacionesh, thuhet në deklaratën e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Sistemet e para të mbrojtjes me rreze lazer pritet të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit deri në fund të vitit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ky është një “moment historik” për aftësitë mbrojtëse të Izraelit.

“Rrezja e Hekurt” është një sistem mbrojtës ajror me rreze lazer, i cili komadohet nga toka dhe që falë teknikës precize të marrjes në shenjëstër dhe efikasitetit të lartë, mund të neutralizojë shpejt kërcënimet me një kosto shumë të ulët operative, shtoi ai.

Sipas të dhënave të SHBA-së sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer është mjaft efektiv dhe mund të neutralizojë objektiva të tillë si dronët me shpenzime që shkojnë rreth katër dollarë për një operacion neutralizimi./ DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prinderit e indinjuar kompania meta perdori fotot e nxeneseve 13 vjecare per te promovuar threads 68cee985df1af
Lajmi i mëparshëm

Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

rama mban tubim ne barileve 68ceeeb42aecb
Lajmi i radhës

Rama mban tubim në Barilevë

Të fundit nga

ShkoLartë