kaos ne shba qeveria amerikane mbyllet pas perplasjeve te trump dhe demokrateve shkak deshtimi i marreveshjes mbi financimin ne kongres 68dcc14b19e1f

Kaos në SHBA/ Qeveria amerikane mbyllet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve, shkak dështimi i marrëveshjes mbi financimin në Kongres

October 1, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

Shkaku është dështimi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e qeverisë në Kongres, përballë përplasjeve të forta mes republikanëve të udhëhequr nga Donald Trump dhe opozitës demokrate.

Mbyllja administrative përfshin pezullimin ose ngadalësimin e një sërë shërbimesh publike, ndërsa miliona punonjës federalë përballen me pasiguri mbi të ardhmen e tyre të afërt.

Senati amerikan rrëzoi fillimisht një propozim të paraqitur nga demokratët, e më pas refuzoi edhe projektligjin e përkohshëm të miratuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili parashikonte financimin e përkohshëm të administratës deri më 21 nëntor.

Presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo mbyllje, e nxitur nga mungesa e fondeve për degën ekzekutive, do të pasohet nga shkurtime të mëtejshme të fuqisë punëtore federale.

Ndërkohë, disa sindikata kanë ngritur padi ndaj administratës, duke akuzuar Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për keqinterpretim të ligjit që rregullon mbylljet qeveritare.

Sipas tyre, një memo e dërguar nga kjo zyrë u ka kërkuar agjencive të “shfrytëzojnë këtë mundësi” për të vlerësuar shkurtimet e vendeve të punës.

Tensionet janë rritur edhe në sektorin e mbrojtjes. Pentagoni, i riemërtuar së fundmi si Departamenti i Luftës, ka shprehur gatishmëri për “luftë”.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se do të punojë për të riparuar “dekada degradimi” në Forcat e Armatosura Amerikane, duke akuzuar politikanët për paaftësi dhe papërgjegjshmëri.

Aktualisht, nuk ka një zgjidhje në horizont për ngërçin buxhetor, duke shtuar pasigurinë politike dhe ekonomike në vend.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vranesira dhe reshje shiu si parashikohet moti per kete te fillim muaji 68dcbf2842188
Lajmi i mëparshëm

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të fillim muaji

CMIMORE GAZETA ZGJEDHJET LOKALE 2025 1
Lajmi i radhës

Ofertë për marketing politik, ZGJEDHJET LOKALE 2025

Të fundit nga

ShkoLartë