kaos ne serbi mbeshtetesit e vuciqit sulmuan njerezit qe protestonin 689bd1c8c9545

Kaos në Serbi – mbështetësit e Vuçiqit sulmuan njerëzit që protestonin

August 13, 2025
1 minut lexim

Përkrahësit e partisë së presidentit serb, Aleksanmdar Vuçiq, SNS-it, të cilët organizuan një kundër-tubim në Vrbas dhe në Baçka Palankë, sulmuan në mënyrë të sinkronizuar qytetarët e mbledhur në protestën e paralajmëruar më parë.

Në të dy qytetet, ndaj qytetarëve u hodhën njëkohësisht fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe vezë e shishe, raporton nova.rs.

Në Vrbas, përkrahësit e Vuçiqit i sulmuan ashpër protestuesit me mjete piroteknike dhe të tjera.

Policia ndërhyri pasi ndodhi një përplasje fizike mes pjesëmarrësve të dy tubimeve, kur u thye bllokada.

Një student që ishte në protestë tha se ata u sulmuan nga njerëz të SNS-së dhe se kishin ardhur të “armatosur” me mjete piroteknike.

“Ne po protestonim në mënyrë paqësore, disa kolegë u goditën nga fishekzjarrët. Ata sollën një frigorifer plot me akull, shishe të ngrira”, thotë ky student.

Ndërkohë në Baçka Palankë, policia fillimisht nuk reagoi, por më pas edhe atje pati ndërhyrje nga policia.

Ndryshe, raportohet për të lënduar të shumtë, por pa viktima.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aromat e pakendshme dhe lageshtia si mund ta pastroni vete kondicionerin e vetures 689bd18ca61df
Lajmi i mëparshëm

Aromat e pakëndshme dhe lagështia – si mund ta pastroni vetë kondicionerin e veturës?

donna dafi provokuese ne te kuqe 689bd9c0a2e93
Lajmi i radhës

Donna Dafi provokuese në të kuqe

Të fundit nga

ShkoLartë