14
Shkup, 20 korrik – Në mungesë të infrastrukturës rrugore, mungesës së parkingut por edhe mosinteresimi i organeve kompetente, vizitorët e Kanjonit të Matkës sot gjat gjithë ditës kanë mbetur të bllokuar në trafik, njofton derveni.mk.
Mungesa e policisë për të vendosur rend në trafik ka shkaktuar kolona të gjata dhe bllokim të rrugës kryesore për në Matkë.
Është shqetësuese në rast emergjence nuk mund të kaloj as ambulanca e as zjarrfikësit. Se si do të rregullohet kjo problematikë e kahmotshme në Matkë nga ana e pushtetit lokal, Qytetit të Shkupit apo edhe Qeverisë mbetet të shihet.
Burimi: zhurnal.mk


