kaos ne kufijte e be se komisioni europian pranon problemet me sistemin e ri te hyrje daljeve 6a492c518c7a4

Kaos në kufijtë e BE-së, Komisioni Europian pranon problemet me sistemin e ri të hyrje-daljeve!

July 4, 2026
1 minut lexim

Komisioni Europian e pranoi se sistemi i ri për regjistrimin e hyrje-daljeve në BE, po shkakton vështirësi në pikat kufitare, ndërsa mijëra udhëtarë janë përballur me pritje të gjata dhe vonesa gjatë sezonit veror.

Një zëdhënës i Komisionit tha se Brukseli është në dijeni të problemeve që kanë shoqëruar zbatimin e sistemit dhe se po bashkëpunon ngushtë me shtetet anëtare për të monitoruar situatën dhe për të gjetur zgjidhje. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka plane për pezullimin e EES-së.

Sistemi në fjalë regjistron në mënyrë elektronike hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jashtë bllokut europian, duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaporta. Gjatë kontrolleve kufitare mblidhen të dhëna biometrike, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës.

Megjithatë, sipas Politico, zbatimi i sistemit ka krijuar kolona të gjata në aeroporte dhe pika kufitare. Shoqatat e kompanive ajrore dhe aeroporteve europiane paralajmërojnë se në disa raste pritjet zgjasin deri në pesë orë, ndërsa shumë udhëtarë kanë humbur fluturimet për shkak të procedurave të ngadalta.

Përfaqësuesit e industrisë së aviacionit i kanë kërkuar KE-së t’u mundësojë shteteve anëtare pezullimin e përkohshëm të sistemit në rastet kur fluksi i udhëtarëve tejkalon kapacitetet e pikave kufitare.

Sipas tyre, pa masa shtesë dhe rritje të numrit të personelit, situata mund të rëndohet edhe më tej gjatë kulmit të sezonit turistik në korrik dhe gusht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbeshtesim protestat ndalni dhunen ndaj qytetareve lea ypi ndan letren e hapur te diaspores shqiptare per revolten kunder rames 6a492bef9f706
Lajmi i mëparshëm

“Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

arjola demiri me mesazh reflektues koha e ndryshimeve te medha 6a492d1b3e0dd
Lajmi i radhës

Arjola Demiri me mesazh reflektues: “Koha e ndryshimeve të mëdha”

Të fundit nga

ShkoLartë