kaos ne itali perleshje masive mes maqedonasve dhe shqiptareve perfundon me arrestime 695302dbc1c67

Kaos në Itali/ Përleshje masive mes maqedonasve dhe shqiptarëve përfundon me arrestime

December 30, 2025
1 minut lexim

Perugia, 29 dhjetor – Një përleshje brutale mes dy grupimeve të emigrantëve, maqedonas dhe shqiptarë, ka trazuar opinionin publik në qytetin italian të Perugias. Ngjarja ka nisur në një bar në zonën San Sisto dhe ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, disa të lënduar dhe 11 persona të arrestuar.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, konflikti nuk ka qenë i planifikuar, por ka eskaluar për një arsye banale – një fotografi e bërë me telefonin celular. Debati verbal mes të rinjve shpejt u shndërrua në një përleshje masive, ku u përdorën karrige, tryeza dhe shkopinj druri mbi 60 centimetra të gjatë. Në incident ishin përfshirë edhe disa shtetas rumunë.

Situata u përkeqësua më tej kur dy nga pjesëmarrësit, duke u përpjekur të largoheshin me makinë, goditën një maqedonas 27-vjeçar, i cili pësuar fraktura të rënda në të dyja këmbët. I lënduari u shtrua në spitalin e Perugias, ku mjekët parashikojnë një periudhë shërimi prej të paktën 30 ditësh.

Policia ende është në kërkim të shoferit dhe pasagjerit, ku përfshihet edhe një i mitur.

Pas njoftimit në numrin emergjent 112, në vendngjarje intervenuan një numër i madh karabinierësh dhe policësh italianë.
Të arrestuarit janë në moshë nga 19 deri në 31 vjeç, dhe disa prej tyre, sipas informacioneve, tashmë njiheshin nga organet e rendit.

Gjatë kontrollimeve, tek një nga të arrestuarit u gjet drogë, ndërsa një tjetër përpiqej të fshihte çelësat e makinës në një vazo për të shmangur sekuestrimin e saj. Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në burgun “Capanne” dhe do të përgjigjen për veprën penale të dhunës së rëndë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ashley roberts shkelqen ne mauritius teksa shijon pushimet me te dashurin 6952fe112eb90
Lajmi i mëparshëm

Ashley Roberts shkëlqen në Mauritius teksa shijon pushimet me të dashurin

vlen me ne premtimet behen vepra bulevardet realitet 695303797196d
Lajmi i radhës

VLEN: Me ne premtimet bëhen vepra, bulevardet realitet

Të fundit nga

ShkoLartë