kaos ne aeroportet kryesore europiane sulmet kibernetike vonojne dhe anulojne dhjetera fluturime 68ce790655a74

Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime

September 20, 2025
1 minut lexim

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit të linjave ajrore.

Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”.

Aeroporti më i madh i Londrës Heathrow tha se po punonte për të zgjidhur menjëherë problemin dhe i këshilloi udhëtarët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të niseshin.

Gjithashtu kërkoi që pasagjerët të mbërrinin jo më herët se tre orë para fluturimeve ndërkombëtare ose dy orë para fluturimeve vendase.

“Ne kemi vendosur staf shtesë në zonat e regjistrimit për të ndihmuar dhe minimizuar ndërprerjet”, tha një zëdhënës i Heathrow, duke kërkuar falje për ndërprerjen.

Në Aeroportin e Brukselit, autoritetet thanë se “regjistrimi dhe imbarkimi aktualisht po kryhen vetëm manualisht”.

Administrata e aeroportit theksoi se ofruesi po “punon në mënyrë aktive për të ndrequr problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në Berlin, aeroporti i Brandenburgut informoi pasagjerët se për shkak të një problemi teknik me një ofrues europian të sistemeve, “vërehen kohë më të gjata pritjeje në pikat e regjistrimit”, ndërsa siguroi se po bëhen përpjekje për një zgjidhje të shpejtë.

Sulmi kibernetik ka shkaktuar tashmë anulime fluturimesh dhe vonesa të mëdha, duke prekur mijëra pasagjerë.

Heathrow kujtoi se kjo është hera e tretë brenda pak javësh që kanë ndodhur probleme serioze, pas dy incidenteve në korrik dhe gusht që shkaktuan kaos gjatë pushimeve verore të qindra udhëtarëve.

Aeroporti i Frankfurtit ka sqaruar se nuk është prekur nga sulmi kibernetik, ndërsa autoritetet po hetojnë shkallën e plotë të incidentit dhe motivet pas sulmit. Ende nuk janë dhënë detaje rreth autorëve.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aeroportet ne berlin dhe bruksel goditen nga nje sulm kibernetik 68ce7754e7b02
Lajmi i mëparshëm

Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik

kurti nga hasi prizrenit i duhet artan abrashi 68ce7e2e6a068
Lajmi i radhës

Kurti nga Hasi: Prizrenit i duhet Artan Abrashi

Të fundit nga

ShkoLartë