kaos ne aeroportet europiane sulmet kibernetike vonojne dhe anulojne fluturimet 68ceb582d3ace

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

September 20, 2025
1 minut lexim

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit të linjave ajrore.



Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”.

Aeroporti më i madh i Londrës Heathrow tha se po punonte për të zgjidhur menjëherë problemin dhe i këshilloi udhëtarët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të niseshin.

Gjithashtu kërkoi që pasagjerët të mbërrinin jo më herët se tre orë para fluturimeve ndërkombëtare ose dy orë para fluturimeve vendase.

“Ne kemi vendosur staf shtesë në zonat e regjistrimit për të ndihmuar dhe minimizuar ndërprerjet”, tha një zëdhënës i Heathrow, duke kërkuar falje për ndërprerjen.

Në Aeroportin e Brukselit, autoritetet thanë se “regjistrimi dhe imbarkimi aktualisht po kryhen vetëm manualisht”.

Administrata e aeroportit theksoi se ofruesi po “punon në mënyrë aktive për të ndrequr problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në Berlin, aeroporti i Brandenburgut informoi pasagjerët se për shkak të një problemi teknik me një ofrues europian të sistemeve, “vërehen kohë më të gjata pritjeje në pikat e regjistrimit”, ndërsa siguroi se po bëhen përpjekje për një zgjidhje të shpejtë.

Sulmi kibernetik ka shkaktuar tashmë anulime fluturimesh dhe vonesa të mëdha, duke prekur mijëra pasagjerë.

Heathrow kujtoi se kjo është hera e tretë brenda pak javësh që kanë ndodhur probleme serioze, pas dy incidenteve në korrik dhe gusht që shkaktuan kaos gjatë pushimeve verore të qindra udhëtarëve.

Aeroporti i Frankfurtit ka sqaruar se nuk është prekur nga sulmi kibernetik, ndërsa autoritetet po hetojnë shkallën e plotë të incidentit dhe motivet pas sulmit. Ende nuk janë dhënë detaje rreth autorëve.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

varrezat e makinave rama vatra ndotjeje do tia lene vendin gjelberimit 68ceb45930702
Lajmi i mëparshëm

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

shoqata cameria ne kosove ka mbajtur sot kuvendin e peste me crast eshte zgjedhur kryetari i ri nexhmi muciqi dhe kryesia e re 68ceb67563ad3
Lajmi i radhës

Shoqata “Çamëria” në Kosovë ka mbajtur sot Kuvendin e pestë, me ç’rast është zgjedhur kryetari i ri, Nexhmi Muçiqi dhe kryesia e re.

Të fundit nga

ShkoLartë