kanye west ndalon koncertin ne los angeles per shkak te nje deshtimi teknik 69ceaa38caee1

Kanye West ndalon koncertin në Los Angeles për shkak të një dështimi teknik

April 2, 2026
1 minut lexim

Kthimi i shumëpritur i Kanye West në Los Angeles të mërkurën u shoqërua me tension dhe kaos, pasi reperi ndaloi papritur koncertin në SoFi Stadium për shkak të një dështimi me piroteknikën dhe ndriçimin.

Gjatë performancës së këngës së tij hit të vitit 2007, “Good Life”, West u duk i irrituar dhe bërtiti ndaj ekipit të tij: “Ndale, ndale, ndale… nuk më pëlqen kur dritat lëvizin ashtu… si dreq diskoteke”.

Përpjekjet e stafit për të rregulluar problemin nuk mjaftuan menjëherë, dhe reperi vazhdoi të kritikohej ndriçimin duke e krahasuar me një skenë të “SNL” dhe me dritat e Las Vegas-it. Pas disa tentativave, shfaqja u rifillua dhe turma shpërtheu në duartrokitje, shkruan DailyMail.

Koncerti është pjesë e serisë Ye: Homecoming, që shënon kthimin e West me shfaqje të plota në SHBA që nga viti 2021, pas një serie performancash ndërkombëtare në Meksikë, Kinë dhe Korenë e Jugut.

Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e vajzës së tij 12-vjeçare, North, e cila u ngjit në skenë dhe këndoi bashkë me të përpara 70,000 spektatorëve.

Por, performanca nuk kaloi pa polemika. West ka qenë shpesh i kritikuar për deklarata antisemitike në të kaluarën, duke përfshirë përdorimin e simboleve naziste dhe lavdërimin e Adolf Hitlerit.

Pavarësisht kërkimfaljes së tij të fundit, organizatat hebreje në Los Angeles dhe në Mbretërinë e Bashkuar shprehën shqetësim se performanca e tij mund të dërgojë mesazhe të dëmshme për komunitetin hebre.

Reperi pritet të performojë sërish në SoFi Stadium të enjten, ndërsa polemikat për të dhe vendimet e festivaleve të mëdha për ta përfshirë si headliner vazhdojnë të ndezin debatet ndërkombëtare. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne shqiperi ka grupe te lidhura me iranin paralajmerimi i ambasades se shba se ish ushtaraku informacioni ka ardhur nga jashte qeveria po gabon 69cea89ef227d
Lajmi i mëparshëm

“Në Shqipëri ka grupe të lidhura me Iranin”, paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ish-ushtaraku: Informacioni ka ardhur nga jashtë! Qeveria po gabon

mesazh nga zv kryeministri i pare bekim sali per diten nderkombetare te autizmit 69ceb06124c6b
Lajmi i radhës

Mesazh nga zv/kryeministri i parë Bekim Sali për Ditën Ndërkombëtare të Autizmit

Të fundit nga

ShkoLartë