kanosi me arme policine kapet 46 vjecari ne durres 690234b6ad8b7

​Kanosi me armë policinë, kapet 46-vjeçari në Durrës

October 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin L.Sh. (46), banues në Katund Sukth, pasi ka kërcënuar me armë një specialist të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës.

Rasti ka ndodhur sot në Katund Sukth, kur 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe sapo ka parë SPZ-në e zonës me shërbim, e ka kanosur me armën që mbante pa leje, raporton KosovaPress.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha pas reagimit te vlen it certifikatat e keshilltareve ne shkup do te jene ne dy gjuhe 6902335235664
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

suspendim i perjetshem per dy futbollistet e kf beses 69023514f1cd9
Lajmi i radhës

Suspendim i përjetshëm për dy futbollistët e KF Besës

Të fundit nga

ShkoLartë