kandiq vuciq e pranoi humbjen por nuk hoqi dore nga retorika nacionaliste per kosoven 6ae1210a8e8d8

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

October 28, 2026
min lexim

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka komentuar humbjen e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke kritikuar ashpër fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve, veçanërisht deklaratat për Kosovën.

Në një intervistë për gazetën kroate Jutarnji, Kandiq ka thënë se Vuçiq fillimisht u paraqit si politikan i përgjegjshëm, duke pranuar humbjen zgjedhore, por më pas iu rikthye retorikës së tij të zakonshme, duke akuzuar kundërshtarët politikë se po e dorëzojnë Kosovën.

“Ai e tha këtë me një ton të qetë, sikur të ishte politikani më i përgjegjshëm në botë. Ai është një person që di të aktrojë, të paraqitet në mënyrë të përgjegjshme, por më pas filloi të fliste se këta po e dorëzojnë Kosovën, sikur Kosova të ishte diçka për të cilën vendos Serbia”, ka deklaruar Kandiq.

Sipas saj, Vuçiq e nisi fjalimin si një politikan ndërkombëtar që pranon humbjen, por e përfundoi me gjuhë fyese dhe akuza ndaj kundërshtarëve.

“Filloi si politikan botëror, duke pranuar humbjen. Edhe pak dhe do të shkonte t’i përshëndeste e t’i puthte të gjithë studentët”, është shprehur ajo me ironi.

Kandiq ka komentuar edhe faktin se Vuçiq, gjatë fjalimit pas humbjes zgjedhore, përmendi vetëm emrin e saj, duke deklaruar me ironi se politika e saj kishte fituar.

“E përgëzoj Natasha Kandiqin, politika e saj fitoi”, kishte deklaruar Vuçiq.

Sipas Kandiqit, përmendja e emrit të saj ishte pjesë e strategjisë së Vuçiqit për ta lidhur lëvizjen studentore me qëndrimet e saj për krimet e luftës, gjenocidin në Srebrenicë dhe përgjegjësinë e Serbisë për të kaluarën.

Ajo ka theksuar se Vuçiq është përpjekur t’u krijojë votuesve përshtypjen se studentët mbështesin qëndrimet e saj për Srebrenicën, Ratko Mladiqin dhe Tribunalin e Hagës, të cilat bien ndesh me narrativën nacionaliste të promovuar nga pushteti i deritanishëm.

Duke folur për ndryshimet politike në Serbi, Kandiq ka vlerësuar se fitorja e Listës Studentore mund të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, megjithëse mbetet e paqartë se deri ku do të shkojë transformimi politik.

“Ende nuk e dimë potencialin transformues të kësaj Liste Studentore, sa larg do të shkojë dhe cilët janë kufijtë e saj. Do të thosha se është e sigurt që toni ndaj fqinjëve do të ndryshojë dhe se padyshim do të jetë më paqësor në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Kandiqit, ndryshimi i pushtetit në Beograd mund të kufizojë edhe ndikimin politik që Milorad Dodik kishte gjatë qeverisjes së Vuçiqit.

Ajo ka theksuar se qeveria e ardhshme serbe do të përballet me detyrime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë çështjen e Kosovës, integrimin evropian dhe përballjen me të kaluarën.

Kandiq ka shprehur shpresën se ndryshimi politik do të krijojë mundësi për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe reformimin e institucioneve.

Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se Serbia përballet me probleme të thella shoqërore, veçanërisht në sektorin e medias, të cilin e ka cilësuar si të korruptuar dhe të ndikuar nga pushteti politik.

“Gjithçka është e korruptuar, gjithçka paguhet. Nuk ka asgjë të ndershme në këtë. Paratë bënë që pothuajse të gjitha mediat, përveç dy ose tri prej tyre, ta mbështesnin Vuçiqin”, ka deklaruar Kandiq.

Sipas saj, gjendja e mediave pasqyron problemet më të gjera të shoqërisë serbe, ku edhe një pjesë e komunitetit akademik ka mbështetur pa kundërshtime pushtetin.

Në fund, Kandiq ka vlerësuar se Serbia ka nevojë jo vetëm për ndryshim politik, por edhe për një transformim të thellë shoqëror dhe kulturor.

“Jemi bërë një shoqëri e lënë pas dore, e paarsimuar dhe primitive. Shikoni atë Twitter, është e tmerrshme sa shumë sulme ka. Kam marrë mijëra e mijëra mesazhe të tmerrshme dhe pyes veten se si do të zhduken. Kush do të riedukojë këtë shoqëri?”, ka përfunduar Kandiq.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

saliu vizituam muzeun e artit bashkekohor se bashku me albulena
Lajmi i mëparshëm

Saliu: Vizituam Muzeun e Artit Bashkëkohor së bashku me Albulena Haxhiun

u gjet pa shenja jete ne apartamentin e marre me qira ne durres del foto e turistes 25 vjecare 6ae1215ccc79a
Lajmi i radhës

U gjet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qira në Durrës, del foto e turistes 25-vjeçare

Të fundit nga

Sofia Vergara në lidhje me këngëtarin e njohur?

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së bashku gjatë një darke në Los Angeles. Megjithatë, sipas një burimi pranë
ShkoLartë