kandidatja e lvv se sfidon lladrovcin kampion vetem ne deshtime 68c8ab9406c3c

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

September 16, 2025
1 minut lexim

Egzona Tërdevci, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Drenasit, ka folur  për kandidimin e saj dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e kësaj komune.

“Kandidimi për Drenasin ka ardhur krejt natyrshëm, pas aktivitetit tim mbi 10-vjeçar në politikë dhe për katër vitet e fundit si përfaqësuese e LVV-së në Kuvendin Komunal, ku kam qenë edhe shefe e grupit të asamblistëve. I kam ditur edhe më herët shqetësimet e Drenasit, por këto katër vite jam përballur drejtpërdrejt me secilin problem të tyre. Unë besoj se ka ardhur koha që të ndryshojë qeverisja atje”, tha Tërdevci.

Ajo kritikoi menaxhimin e PDK-së, duke theksuar se prioritetet e qeverisjes nuk kanë qenë në përputhje me nevojat e qytetarëve.

“Për brenda katër viteve, PDK-ja ka marrë një buxhet shumë të madh për rregullimin e sheshit, ndërsa problemi që e kanë qytetarët me ujë të pijshëm nuk është rregulluar. Me një planifikim më të mirë, Drenasi do ta kishte zgjidhur këtë problem, mirëpo qeverisja aktuale e ka parë më të arsyeshme të investojë në një shesh vetëm sa për t’u dukur bukur dhe për të marrë vota, pse jo edhe për të menaxhuar keq paratë aty”, deklaroi Tërdevci.

Duke folur për prioritetet e saj, kandidatja e LVV-së tha se përveç sigurimit të ujit të pijshëm në fshatra, do të përkujdeset që çdo rrugë e re të ketë infrastrukturën nëntokësore.

“Është e çuditshme që edhe në këtë komunë, por edhe në të tjera, rrugët ndërtohen pa infrastrukturë nëntokësore. Ky është një prioritet për mua”, theksoi ajo.

Në fund, Tërdevci iu kundërpërgjigj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci, i cili e ka quajtur Drenasin “kampion”.

“Më vjen mirë që Lladrovci po e quan Drenasin kampion, mirëpo unë i ftoj të gjithë që të vijnë dhe ta shohin nga afër se si jetojnë qytetarët. Jam e bindur që do të mendojnë se është kampion, por kampion në keqqeverisje. Sepse në këto vite, Drenasi është qeverisur pa asnjë llogaritje”, u shpreh Tërdevci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i jep fund jetes 14 vjecari ne itali ngacmohej vazhdimisht ne shkolle nis hetimi per bullizim 68c8a4b421026
Lajmi i mëparshëm

I jep fund jetës 14-vjeçari në Itali, ngacmohej vazhdimisht në shkollë, nis hetimi për bullizim

kush eshte 42 vjecari qe trashegoi 60 milione euro nga giorgio armani 68c8acb2eeae8
Lajmi i radhës

Kush është 42-vjeçari që trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani

Të fundit nga

ShkoLartë