Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, shpalosi i fundit platformën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se ka një eksperiencë 18-vjeçare në sistemin e Prokurorisë.
“Kam qenë në prokuroritë e Beratit, Vlorës, Krimet e Rënda dhe SPAK. Në SPAK jam drejtues i seksionit kundër korrupsionit. Gjatë veprimtarisë sime kam hetuar funksionarë nga niveli bazik deri në ministër. Kam pasur në duar çështje për zyrtarë të lartë, apo funksionarë të sistemit të drejtësisë”, tha Braho.
“Në vitin 2023 janë konfiskuar me kërkesën time në një procedim të vetëm 18.4 milionë euro, shumë sa 2-fishi i buxhetit vjetor të SPAK”.
Burimi: opinion.al


