kandidati i vv se per obiliqin program yne bazohet ne kerkesat dhe nevojat e qytetareve jo te operatoreve ekonomike 68cca00fd9188

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

September 19, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obilqit, Halil Thaçi ka thënë se programi i tij bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve e jo të operatorëve ekonomik, që siç ka thënë ai shpesh privilegjohen.

Ai ka thënë programi i tij bazohet në tri pika kryesore:zhvillimi, ambienti dhe shëndetësia, por ka thënë se nuk do të lihen anash arsimi dhe sektorët tjerë.

“Ky program i yni bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo të nevojat e kërkesat e operatorëve ekonomikë që privilegjohen vazhdimisht. Kjo platformë ka bazë në rend të parë mirëqenie dhe shëndetin e qytetarëve. Si urgjencë imediate është përfundimi i QKMF-së së Obiliqit”, ka thënë Thaçi në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se do të ketë investime edhe në trajtimin e ujrave të zeza, si dhe ka premtuar funksionalizimin e polit të ngrohjes qendrore.

“Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në qytetin e Obliqit dhe në fshatin më të madh të tij, Milloshevë. Ndërtimin e oazës së gjelbër në qendër të kryeqytetit dhe mbjelljen e drunjve. Në qeverisjen tonë ngrohja e qytetet do të funksionalizohet tërësisht. Shkollë të re dhe katër çerdhe të reja në qytet”, ka thënë Thaçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz pranon krizen kostoja e pensioneve mund te rrezikoje stabilitetin ekonomik 68cc993316528
Lajmi i mëparshëm

Merz pranon krizën: Kostoja e pensioneve mund të rrezikojë stabilitetin ekonomik

5 frazat qe kurre nuk duhet ti thoni ne pune 68cca1374e91c
Lajmi i radhës

5 frazat që kurrë nuk duhet t’i thoni në punë

Të fundit nga

ShkoLartë