kandidati i vlen per cairin klubi i mundjes liria eshte krenari e sportit dhe tradites shqiptare 68da51f30c672

Kandidati i VLEN për Çairin: “Klubi i mundjes Liria është krenari e sportit dhe traditës shqiptare”

September 29, 2025
1 minut lexim

Vizita e kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN te Klubi i Mundjes Liria ishte një moment i veçantë, ku ai vlerësoi lartë historinë dhe sukseset e këtij kolektivi sportiv.

“Klubi i Mundjes Liria nuk është vetëm një klub sportiv, por një vatër krenarie dhe tradite shqiptare. Prej më shumë se gjysmë shekulli, trajnerët, sportistët dhe mbështetësit e tij kanë treguar se me disiplinë, përkushtim dhe dashuri për sportin mund të arrihen majat më të larta, deri në sukseset olimpike. Ky klub është shembull frymëzimi për gjenerata të tëra dhe model uniteti për gjithë komunitetin tonë,” deklaroi kandidati i VLEN.

Ai shtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit, prioritet i tij do të jetë mbështetja e sportit, krijimi i kushteve më të mira për të rinjtë dhe valorizimi i klubeve me traditë si Liria, të cilët ndër vite kanë ngritur lart jo vetëm emrin e tyre, por edhe flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare.

“Sporti është mjet edukimi, afirmimi kombëtar dhe bashkimi i shoqërisë sonë. Liria mbetet një nga kolektivet më të suksesshme, ndaj do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë të plotë,” përfundoi ai.
FB IMG 1759136809757

FB IMG 1759136807594

FB IMG 1759136805611

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana mirepret ne tetor forumin e pare te investimeve be ballkani perendimor 68da51507681a
Lajmi i mëparshëm

Tirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

tirana pret forumin e pare te investimeve be ballkani perendimor hap kyc drejt integrimit ekonomik 68da5357deaab
Lajmi i radhës

​Tirana pret Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, hap kyç drejt integrimit ekonomik

Të fundit nga

ShkoLartë