kandidati i aki se nuk kalon ne balotazh pse blerant ramadani premton fitore ne diber 68f9d9d269be4

Kandidati i AKI-së nuk kalon në balotazh, pse Blerant Ramadani premton fitore në Dibër?

October 23, 2025
1 minut lexim

Ndërsa ASH-ja e Arben Taravarit mban mbledhje dhe shpall “fitore të sigurta” në Gostivar, Tetovë, Strugë e Dibër – realiteti në terren tregon diçka krejt tjetër.

Në Dibër, kandidati i Aleancës për Integrim nuk arriti të kalojë as në raundin e dytë, duke u ndëshkuar nga vetë elektorati i zhgënjyer dhe nga ndasitë e brendshme.
Burime lokale thonë se në këtë komunë AKI-ja ka nxjerrë “kandidat të pavarur” për t’ia bërë lojën kandidatit të saj zyrtar, Ilirjan Fetahut – një manovër që u kthye në bumerang politik.

Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela, ka arritur të konsolidojë mbështetje të gjerë qytetare, duke e bërë Dibrën arenë të vërtetë për ndryshim.

Nëse Taravari e sheh fitoren në horizont, realiteti në Dibër e demanton qartë:
kur politika bëhet me pazare nën tavolinë, rezultati është humbje – jo fitore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjete shenja qe tregojne se nuk jeni te vleresuar dhe te respektuar ne pune 68f9c892eec74
Lajmi i mëparshëm

Dhjetë shenja që tregojnë se nuk jeni të vlerësuar dhe të respektuar në punë

IZET MEXHITI 2 4
Lajmi i radhës

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë