kandidatet e zgjedhjeve lokale berisha personalisht jam per primaret me seleksion 6aaecb96daa0b

Kandidatët e zgjedhjeve lokale/ Berisha: Personalisht jam për primaret me seleksion

September 19, 2026
1 minut lexim

Berisha: Ju garantoj se e ndaj plotësisht shqetësimin me ju, por ne po punojmë në atë drejtim, por duhet të shpejtojmë.

Kryedemokrati Sali Berisha pranoi këtë të shtunë në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të mbahen në vitit 2027.

Po në këtë drejtim Sali Berisha duket se është tërhequr nga primaret e pastra për përzgjedhjen e kandidatëve, dhe orientohet tek primaret me seleksionim.

Berisha:Personalisht jam për primaret…. Dhe te ne tani këtu, për momentin ka ide pa primare, ka ide për primare me seleksion, dhe unë jam më shumë me këtë të dytën.

Krahas kësaj, Berisha u ndal edhe tek vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku theksoi se Partia Demokratike ka marrë një mbështetje të fortë. Pati një përgjigje edhe lidhur me pyetjen nëse do të ndodhë e njëjta gjë si me Maduron dhe me kryeministrin Edi Rama.

Berisha: Tani, ajo nuk do ndodhë. Do ta ngremë ne Maduron e Shqipërisë, se atë nuk mund ta them, por ne paraqitëm rastin, dhe faktet, argumentet për narkoshtetin e para dhe të vetëm në Europë dhe problemet që ekzistojnë, mungesën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Berisha nuk la pa komentuar as edhe vendimin e Hagës për katër ish-krerët e UÇK. Sipas Berishës, vendimi ishte i padrejtë dhe kërkon të njollosë luftën e UÇK-së, dhe se dënim të tillë nuk kanë marrë as edhe ata që njihen si kasapë të Ballkanit e që kanë qenë në krye të masakrave e genocideve në Kosovë e Bosnjë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy trashegimite e hashim thacit 6aaecb169aee6
Lajmi i mëparshëm

Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit

alarm ne shba pikaset nje avion qe fluturonte mbi camp david ku po qendronte trump 6aaecbf562e79
Lajmi i radhës

Alarm në SHBA, pikaset një avion që fluturonte mbi Camp David ku po qëndronte Trump

Të fundit nga

Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit

Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim
ShkoLartë