kandidat i opozites per bashkine vlore pergjigjet hoxha per garen e 9 nentorit 68dfedb71a19c

Kandidat i opozitës për bashkinë Vlorë, përgjigjet Hoxha për garën e 9 Nëntorit

October 3, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i PD-së Vlorë dhe Këshilltari Bashkiak, Atird Hoxha në një lidhje live për “Euronews Albania” ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Vlorës. Hoxha u shpreh se po vijojnë diskutimet lidhur me kandidatët teksa theksoi se nuk kanë patur kohë siç ka patur Tirana për të zgjedhur emrat. Sipas tij Erion Veliaj është prej muajsh në burg dhe se dorëheqjet siç ishte në rastin e Vlorës ishin të papritura.

“Presidenti ka vendosur të shkelë Kushtetutën dhe në këte kuadër ne po zhvillojmë bisedime. Nuk kishim kohë 10 muaj dhe nuk u përgatitëm. Një javë kohë që nga dekreti.  Me shumë duhet te ishim të përgatitur në Tiranë se Veliaj është në burg prej muajsh se sa dorëheqjet e papritura. Vlora ishte e papritur,” tha ai.

I pyetur nëse do të propozohet si kandidat, Hoxha u shpreh se ka qenë gjithmonë gati dhe se kjo do të vendoset nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe aleancat. Ai theksoi se kandidatët do të jenë individë që gëzojnë respekt në Vlorë dhe se qytetarët do t’i votojnë duke maksimizuar suportin ndaj tyre.

“Në qoftë se, drejtuesit e Partisë Demokratike dhe alenca dhe do të propozohem, absolutisht, kam qenë gjithmonë gati. Ne jemi në diskutim me aleatet dhe me figura qe mund ti ofrojnë qytetit dhe maksimizojnë votat. Në këto diskutime kemi individë që i kane këto vlera. Ne qytetin e Vlorës jemi ne diskutime nuk kemi një vendimmarrje. Kemi pasur kontakte dhe besoj se qytetaret do ti mirëpresin pasi janë persona gëzojnë respekt. Përmes këtyre personash të këtij kalibri partia do të maksimizojë votat,” shtoi ai.

Zgjedhjet në Bashkinë Vlorë vijnë pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023 argumentoi se po largohet nga detyra për arsye personale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klekovski kane arritur 15 ankesa nga paciente per nderhyrje te dyshimta kardiokirurgjikale 68dfec593abf0
Lajmi i mëparshëm

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

problemet valverde real 68dfee176cc15
Lajmi i radhës

‘Problemet’ Valverde – Real

Të fundit nga

ShkoLartë