kancelari gjerman flet per nevojen e avancimit te dialogut kosove serbi 68f932e08bfa8

Kancelari gjerman flet për nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi

October 22, 2025
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri thirrje të qartë për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese.

“Ne kemi nevojë urgjente për përparim në procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit. Zbatimi i besueshëm dhe i plotë i marrëveshjeve të arritura tashmë është kyç. Rreth kësaj tryeze do të gjeni vende të gatshme për të mbështetur, përfshirë edhe vendin tim, Gjermaninë, por gjithçka varet nga angazhimi juaj,” tha Merz.

Ai shtoi se një qëndrim i përbashkët mbi pajtimin dhe fqinjësinë e mirë është arritur, por tani është koha për ta bërë këtë realitet.

“E ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe Procesi i Berlinit po ndihmon në këtë rrugë. Sa kohë do të duhet për të arritur atje varet nga secili vend. Reformat janë çelësi dhe Bashkimi Evropian nuk mund dhe nuk do të bëjë asnjë kompromis këtu, sepse kjo nuk do të ishte në interes të të ardhmes së vendeve kandidate,” përfundoi kancelari gjerman.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agustin kola i gezon te gjithe me mesazhin kam lot gezimi jo me dhimbjeje 68f932d418606
Lajmi i mëparshëm

Agustin Kola i gëzon të gjithë me mesazhin: Kam lot gëzimi, jo më dhimbjeje…

sherr mes te rinjsh ne hanover disa te plagosur me arme zjarri 68f933833c03f
Lajmi i radhës

Sherr mes të rinjsh në Hanover, disa të plagosur me armë zjarri

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë