kanada dhe kina bien dakord per heqjen e barrierave tregtare 696a5cb35a7a2

Kanada dhe Kina bien dakord për heqjen e barrierave tregtare

January 16, 2026
1 minut lexim

Kanadaja dhe Kina arritën të premten një marrëveshje për uljen e tarifave ndaj produkteve të njëra-tjetrës. Kryeministri kanadez Mark Carney e quajti këtë hap “historik”, edhe pse është vetëm një fazë fillestare, pasi do të lehtësojë tregtinë mes dy vendeve.

Një pjesë e marrëveshjes parashikon importimin e 49,000 makinave elektrike kineze me tarifa më të ulëta. Carney tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë edhe bujqësinë dhe sektorin e energjisë. Për shembull, Kanadaja pret që Kina të ulet tarifat ndaj farave të kanolas nga 84% në 15% deri më 1 mars.

Gjithashtu, Kina do të heqë vizat për kanadezët që vizitojnë vendin. Të dy palët ranë dakord për bashkëpunim në energjinë e pastër dhe lëndët djegëse fosile, dhe do të rinisin bisedimet në nivel ministrash për të zgjeruar tregtinë e teknologjive të energjisë së pastër dhe karburanteve.

Kjo vizitë vjen pas një periudhe të tensionuar mes dy vendeve që nisi në 2018, kur Kanadaja arrestoi vajzën e themeluesit të kompanisë Huawei me kërkesë të SHBA-së, dhe Kina reagoi duke arrestuar dy kanadezë. Pas viteve me tarifa dhe akuzash për ndërhyrje në zgjedhje, Carney po përpiqet të rrisë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht pasi SHBA ka rritur tarifat ndaj eksporteve kanadeze.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkesa per presidentin politologu zbulon rrezikun qe mund te kanose deklarata e
Lajmi i mëparshëm

Kërkesa për presidentin, politologu ‘zbulon’ rrezikun që mund të kanosë deklarata e Abdixhikut

prokuroria themelore ne gjakove ngrit aktakuze per kultivim te kanabisit ndaj shtetasit te shqiperise 696a638eb8ce4
Lajmi i radhës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim të kanabisit ndaj shtetasit të Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë