kamioni hyn dhe perplaset ne mes te nje tregu ne korene e jugut te pakten dy te vdekur dhe 21 te plagosur 6915a8534726a

Kamioni hyn dhe përplaset në mes të një tregu në Korenë e Jugut, të paktën dy të vdekur dhe 21 të plagosur

November 13, 2025
1 minut lexim

Dy të vdekur dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor në Korenë e Jugut, ku një kamion u fut në trotuar në një treg gjatë një konference shtypi që transmetohej drejtpërdrejt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:55 të mëngjesit (sipas orës lokale) në Bucheon, në perëndim të Seulit. Kamioni, i drejtuar nga një 60-vjeçar, u ngjit papritur në trotuar dhe hyri në zonën e tregut.

Nga përplasja u plagosën fillimisht 21 persona. Tre gra të moshës 70 dhe 80 vjeç pësuan arrest kardiak në vendngjarje dhe humbën jetën, ndërsa nëntë të tjerë kanë plagë të rënda.

Shërbimet e zjarrfikësve dërguan rreth 20 automjete dhe 60 efektivë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, shoferi, i cili u vu nën arrest, lëvizi fillimisht prapa për gati 30 met Griff dhe më pas shtypi gazin, duke humbur kontrollin. Ai u nënshtrua testit të alkoolit, që rezultoi negativ.

60-vjeçari deklaroi se aksidenti ndodhi nga një rritje e papritur e regjimit të motorrit, të cilin nuk arriti ta kontrollonte. Kamioni përshkoi rreth 100 metra brenda tregut përpara se të përplasej me një dyqan dhe të ndalej përfundimisht. Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moren peng dhe dhunuar 27 vjecarin pas venies ne pranga te dy te tjereve merr fund arratia e dy vajzave ne tirane 6915a7e8e4a65
Lajmi i mëparshëm

Morën peng dhe dhunuar 27-vjeçarin/ Pas vënies në pranga të dy të tjerëve, merr fund arratia e dy vajzave në Tiranë

sistemi gjyqesor ne krize presidenti i polonise refuzon emerimin e 46 gjyqtareve 6915aa0d4e29d
Lajmi i radhës

Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve

Të fundit nga

ShkoLartë