kamioni bie ne humnere ne gramsh humb jeten infermierja shoferi dhe mesuesja ne gjendje te rende 69778b45895e9

Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

January 26, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Gazetarja Bruna Kërçyku raporton se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja Albana Boja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cristiano ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh asgje nuk eshte e pamundur per carrick 69778a94bcbfd
Lajmi i mëparshëm

Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh: Asgjë nuk është e pamundur për Carrick

policia e shpalle ne kerkim kete person te dyshuar per vjedhje 69778ba29e26b
Lajmi i radhës

Policia e shpallë në kërkim këtë person të dyshuar për vjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë