kamioni bie ne gropen qe hapet befasisht ne mes te asfaltit ne mexico city 68d05575cfabf

Kamioni bie në gropën që hapet befasisht në mes të asfaltit në Mexico City

September 21, 2025
1 minut lexim

Ky është momenti i pabesueshëm kur një kamion për shpërndarjen e pijeve të gazuara me markën Jarritos, ra në një gropë në Iztapalapa, lagjen më të populluar të Mexico City

Pamjet tregojnë kamionin duke u balancuar në mënyrë të pasigurt me rrotat e përparme të varura në ajër përpara se të lëvizë prapa, i gëlltitur nga toka ndërsa asfalti hapet.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtylla të ndriqimit publik kanë kapur momentin rrëqethës, kurse akoma nuk dihen shkaqet e gropës së hapur në mes të asfaltit.

Gjithashtu nuk dihet nëse shoferi i kamionit ka shpëtuar pa ndonjë lëndim apo edhe nëse kishte persona tjerë brenda kamionit.

Kjo nuk është hera e parë që hapen gropa në mënyrë krejt të papritur në mes të asfaltit, pasi raste të tilla janë dokumentuar me video nëpër pjesë të ndryshme të botës. 

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne korce makina perplas nje person qe levizte me motor dergohet me urgjence ne spital 68d05504eef6b
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Korçë/ Makina përplas një person që lëvizte me motor, dërgohet me urgjencë në spital

njohja e palestines portugalia i bashkohet britanise kanadase dhe australise nje hap i rendesishem ne politiken nderkombetare 68d057282afbc
Lajmi i radhës

Njohja e Palestinës/ Portugalia i bashkohet Britanisë, Kanadasë dhe Australisë: Një hap i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë