kamerat e sistemit safe city kapin shoferin qe voziste me 231 km h ne shkup 69314d33bcaef

Kamerat e sistemit “Safe City” kapin shoferin që voziste me 231 km/h në Shkup

December 4, 2025
1 minut lexim

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1 dhjetor, zbuloi shefja e Sektorit për Çështje të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska Manov për Telma.

Sipas saj, të dhënat e marra vetëm për tre ditë nga lëshimi testues i sistemit e konfirmojnë nevojën për vendosjen në funksion të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Për rikujtim, sistemi “Qyteti i Sigurt”, në periudhën e parë të testimit, për 24 orë më 1 dhjetor ka regjistruar 110 mijë kundërvajtje, ndërsa sipas informacioneve të MPB-së, më 2 dhjetor janë regjistruar gjithsej 50.652 kundërvajtje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Prej tyre, 48.861 janë kundërvajtje për shpejtësi, 1.366 për semafor të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.
Më së shumti – 4.300 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë janë regjistruar në dalje të Shkupit drejt Tetovës, si dhe në bulevardin “Nikolla Karev” – 3.000 kundërvajtje.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbani shtepite te ngrohta me nje zakon te thjeshte nuk do tju kushtoje asnje qindarke 693143b294a99
Lajmi i mëparshëm

Mbani shtëpitë të ngrohta me një zakon të thjeshtë, nuk do t’ju kushtojë asnjë qindarkë

itali policia ne kerkim te nazif muslijes pas vdekjes se bashkeshortes ne ankona 69315451e1785
Lajmi i radhës

Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë