kamenica ne perballje me zjarret kerkohet kujdes 689e273b311a3

Kamenica në përballje me zjarret, kërkohet kujdes

August 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, sërish ka apeluar për ndalimin e zjarreve, pasi situata atje mbetet alarmante edhe pas tre ditësh.

Rahimaj ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve po punojnë pandërprerë edhe gjatë orëve të vona të natës për të lokalizuar dhe shuar flakët që po përfshijnë sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha.

Ai theksoi se shumë nga zonat e prekura janë tepër të vështira për t’u arritur me mjetet e punës.

Rahimaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal në natyrë dhe t’u shmangen veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria vendosi masen shporta shkollore pajisjet shkollore deri me 15 shtator do te shiten per 15 per qind me lire 689e26c29161c
Lajmi i mëparshëm

Qeveria vendosi masën “Shporta shkollore”, pajisjet shkollore deri më 15 shtator do të shiten për 15 për qind më lirë

policia po e kerkon arbenita reagon ne rrjete sociale 689e28673e2b5
Lajmi i radhës

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Të fundit nga

ShkoLartë