kamberi takon ambasadorin canaj diskutohen ceshtjet e lugines se presheves 6944596d4db2e

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

December 18, 2025
1 minut lexim

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj.

Kamberi bëri të ditur se biseda ka qenë e gjatë dhe e hapur, duke u fokusuar në të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Zhvillova një bisedë të gjatë dhe të hapur me mikun tim, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Bardhyl Canaj, lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet një shtëpi e hapur dhe një pikë mbështetjeje për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje e treta e qytetareve te britanise kane perdorur inteligjencen artificiale per mbeshtetje emocionale 69445969f2704
Lajmi i mëparshëm

Një e treta e qytetarëve të Britanisë kanë përdorur inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

lukashenko raketa oreshnik eshte ne bjellorusi do vihet ne sherbim luftarak 69445973bb2ed
Lajmi i radhës

Lukashenko: Raketa “Oreshnik” është në Bjellorusi, do vihet në shërbim luftarak

Të fundit nga

ShkoLartë