kamberi miratimi i rezolutes nga kongresi hap i rendesishem per shqiptaret 6979155f3415b

Kamberi: Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm për shqiptarët

January 27, 2026
min lexim

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar rezolutën H.R. 6411, e cila adreson shkeljet e të drejtave etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kërkon përgjegjësi nga Serbia për diskriminimin sistematik ndaj kësaj pakice.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. Ai theksoi se miratimi i rezolutës në komitet përfaqëson një momentum të ri në politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Ballkanit.

“Ne jemi përpjekur për vite me radhë që ta ndërkombëtarizojmë çështjen e shqiptarëve dhe pozitën tonë aktuale. Pavarësisht se kjo është faza e parë ligjore që ka kaluar në komitet, fakti që rezoluta është votuar nga kongresistë të të dy partive dhe ka kaluar pa asnjë votë  na jep shpresë se procedura do të përfundojë plotësisht dhe se mund të bëhet një akt i detyrueshëm”, ka deklaruar Kamberi.

Sipas tij, ky vendim do të ndikojë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet më seriozisht dhe të rikthehet në agjendën politike të Shteteve të Bashkuara, duke përbërë një sinjal pozitiv.

“Kjo nënkupton një punë të madhe dokumentimi të të gjitha shkeljeve, të cilat ne tashmë i kemi adresuar në Kongres, në Senat dhe në Departamentin e Shtetit”, shtoi ai.

Kamberi vlerësoi se që nga përfundimi i konfliktit të UÇPMB-së, ky është hapi i dytë më i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e cilësuar rezolutën si një akt shpresëdhënës për të ardhmen.

“Kjo shënon fillimin e një rruge që nuk është e shkurtër, një rruge që angazhon politikën e jashtme të SHBA-së të merret drejtpërdrejt me çështjen e të drejtave të pakicave në Ballkan, me theks të veçantë për Luginën e Preshevës. Në anën tjetër, për ne shtohet edhe një obligim tjetër, sepse ndodhemi përballë një situate ku duhet të dokumentojmë çdo shkelje,” deklaroi Kamberi për RTK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agim ademi pa favorite 697914536738e
Lajmi i mëparshëm

Agim Ademi: Pa favoritë 

i derguari i okb se be vendos sanksione qe prekin 30 vende ne bote 2 2 miliarde njerez 69791574115bb
Lajmi i radhës

I dërguari i OKB-së: BE vendos sanksione që prekin 30 vende në botë, 2.2 miliardë njerëz

Të fundit nga

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të ajrit. Në dallim prej ditëve të mëparshme, kur Prishtina ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sonte ajri

Agim Ademi: Pa favoritë 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar disa klube të Ligës së Parë të Kosovës, të cilat po përgatiten në Durrës të Shqipërisë. Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu,
ShkoLartë