kam pare teme sejkon gjalle ne patos letra e agjentit te anti zbulimit qe alarmoi enverin rrefimi i djalit te ish komandantit kalvari qe pesuam pas pushkatimit 68f4b266c18b2

“Kam parë Teme Sejkon gjallë në Patos”, letra e agjentit të anti-zbulimit që alarmoi Enverin. Rrëfimi i djalit të ish-komandantit: Kalvari që pësuam pas pushkatimit

October 19, 2025
1 minut lexim

Teme Sejko u ekzekutua nga regjimi komunist i akuzuar për grusht shteti ndaj diktatorit Enver Hoxha.

Bashkë me ekzekutimin e Teme Sejkos, u pushkatuan edhe 5 anëtarë të komunitetit çam, u dënuan edhe 63 persona të tjerë me 1250 vite burg.

I biri i Teme Sejkos, Rajmondi, tregon në një intervistë për Mentor Nazarkon në “Exclusive” kalvarin e dhimbjeve të familjes së tij pas pushkatimit të të atit.

Ai rrëfen gjithashtu një episod kur pas një letre të një ish agjenti të kundërzbulimit se e kishte parë Teme Sejkon gjallë në Patos, udhëheqja ishte alarmuar.

“Dikush që kishte punuar në kundërzbulim shkruajti një letër që e kam parë Teme Sejkon gjallë në Patos. Enveri i dërgoi një letër Hekuran Isait dhe i thotë “më gjeni varrin e Temes”. Gjoja mendimi ishte që Kadriu e kishte nxjerrë Temen jashtë shtetit. Për mua Kadriu nuk ka bërë asgjë pa dijeni në Enverit. Nga kjo që ndodhi ata kanë gërmuar, kanë bërë dhe skica. Kanë hapur 20 gropa në Linzë dhe nuk e kanë gjetur”, thotë Rajmond Sejko.

Intervistën e tij të plotë e shihni në videon e mëposhtme:


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analisti bullgar kritikon be ne ska presion mbi vuciqin ne raport me kosoven 68f4b1c1948a3
Lajmi i mëparshëm

​Analisti bullgar kritikon BE-në: S’ka presion mbi Vuçiqin në raport me Kosovën

toyota nuk pret me gati te prezantoje nje suv te ri 68f4b28fe3d08
Lajmi i radhës

Toyota nuk pret më, gati të prezantojë një SUV të ri

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë