KALTRINA

Kaltrina Zekolli Shaqiri priti sekretarin e ambasadës së Katarit, Saeed Al-Samikh

December 23, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot në zyrën e saj priti sekretarin e dytë të ambasadës së Katarit në Shkup, Saeed Al-Samikh me të cilin diskutuan rreth projekteve aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Zekolli po ashtu falënderoi sekretarin Saeed Al-Samikh, për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Katarit si dhe për angazhimin e tij për thellimin dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Në zyrën time pata kënaqësinë të mirëpres Sekretarin e Dytë të Ambasadës së Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Saeed Al-Samikh.

Zhvilluam një bisedë të këndshme dhe konstruktive rreth projekteve aktuale si dhe planeve për bashkëpunim në të ardhmen.

Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve tona miqësore dhe të partneritetit të ndërsjellë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali kontributi i shemsi krasniqit do te mbetet trashegimi e cmuar 6949e9336259f
Lajmi i mëparshëm

Sali: Kontributi i Shemsi Krasniqit do të mbetet trashëgimi e çmuar

horoskopi ditor e marte 23 dhjetor 2025 694a34198de75
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e Martë 23 Dhjetor 2025

Të fundit nga

Elijona plas ‘bombën’ ndaj Klodit

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, e ka plasur një ‘bombë’ ndaj Klodit. Ajo tha se Klodi e ka pyetur atë se a e do ishte e

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë