kaltrina beqiri pas 20 vitesh e harruat tetoven qytetaret nuk mashtrohen me 68756f352f839

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

July 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 korrik – Deputetja e koalicionit VLEN, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të partive që për vite të tëra kanë qenë në pushtet në nivel lokal dhe qendror, duke akuzuar ato për manipulime dhe përdorim të Tetovës vetëm për qëllime politike ditore.

“20 vite e harruat Tetovën dhe tetovarët. Sot, pas dy dekadash në pushtet, ju kujtua për Tetovën – por fatkeqësisht, edhe kësaj radhe vetëm për politikë ditore”, deklaroi Beqiri.

Ajo kritikoi mungesën e projekteve konkrete gjatë kohës së qeverisjes së kaluar, duke theksuar se as stadiumi i qytetit nuk ka qenë ndonjëherë në agjendën e tyre.

“Për Tetovën jeni interesuar vetëm kur ju është dashur vota. Sot po përpiqeni të derdhni ‘lot krokodili’, por tetovarët nuk mashtrohen më”, theksoi ajo.

Deputetja e VLEN vlerësoi se puna në qytet tashmë është evidente dhe projekte të mëdha janë në realizim, nën drejtimin e kryetarit aktual, Bilall Kasami.

“Në Tetovë punohet. Tetova po ndryshon. Stadiumi i qytetit është në fazë realizimi – dhe pikërisht Komuna e Tetovës po e realizon atë. Jo ju. Jo përpjekjet tuaja për politikë ditore”, tha ajo.
Beqiri gjithashtu përmendi projektin madhor të teleferikut, me një vlerë rreth 30 milionë euro, për të cilin, sipas saj, kundërshtarët politikë “as që e dinë për çfarë flasin”.

“Mjaft me manipulime! Qytetarët e Tetovës e dinë shumë mirë si ka qenë qyteti kur ju ishit në pushtet, dhe si është sot me Bilall Kasamin në krye të Komunës”, përfundoi ajo.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ansambli shqiptar meriton mbeshtetje te denje 38 artiste tashme me vendime te perhershme 68756a4848488
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Ansambli Shqiptar meriton mbështetje të denjë, 38 artistë tashmë me vendime të përhershme

2 korriku ishte lufte per mbijetese gjon radovani ishim si ne transhe lufte nga njera ane propaganda dhe nga ana tjeter ne ne ambasade 68757895532da
Lajmi i radhës

“2 korriku ishte luftë për mbijetesë”, Gjon Radovani: Ishim si në transhe lufte, nga njëra anë propaganda dhe nga ana tjetër ne në ambasadë

Të fundit nga

ShkoLartë