kallezim penal per dy persona tek te cilet u gjeten arme dhe municione 68b2b7d893c38

Kallëzim penal për dy persona tek të cilët u gjetën armë dhe municione

August 30, 2025
1 minut lexim

Sektori për Luftën kundër Terrorizmit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të Byrosë për Siguri Publike në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personave A.M. (58) dhe A.M. (28), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale – “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese”.

Më konkretisht, dje (29.08.), bazuar në një urdhër gjykate të mëparshëm, është kryer bastisje në shtëpinë ku qëndronin të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar disa sende që rrjedhin nga vepra penale, përkatësisht: pistoleta, një pushkë, një sasi e madhe municionesh për armë të ndryshme me kalibër 357 mm, 7.62×39 mm, 7.62×25 mm, 9 mm dhe fishekë gjahu kalibri 12, si dhe një pajisje e improvizuar shpërthyese.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të denoncuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si perfundim a do te kthehet arbana osmani ne ekran kete sezon te ri televiziv 68b2b3b2c2f89
Lajmi i mëparshëm

Si përfundim, a do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv?

menduh thaci rikujton bdi ja ne vitin 2011 dhe 2016 pa legjitimitetin e votes shqiptare eshte be pjese e qeverise 68b2c453ba635
Lajmi i radhës

Menduh Thaçi rikujton: “BDI-ja në vitin 2011 dhe 2016 pa legjitimitetin e votës Shqiptare është bë pjesë e Qeverisë”

Të fundit nga

ShkoLartë