kallezim penal per banorin e studenicanit ka incizuar dhe ka bere skica ne kazermen e tetoves 69da56eec539c

Kallëzim penal për banorin e Studeniçanit: Ka incizuar dhe ka bërë skica në kazermën e Tetovës

April 11, 2026
1 minut lexim
Kasarnata vo Tetovo

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 61-vjeçari nga fshati Studeniçan i Shkupit, i dyshuar për hyrje të paautorizuar në objekte ushtarake dhe dokumentim të brendshëm të tyre, përcjell TV21.

Sipas informacionit të Policisë, i denoncuari, i cili ka qenë i angazhuar si shofer autobusi në një kompani që kryen transport për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes, më 17 shkurt ka hyrë në rrethin e kazermës në Tetovë.

Gjatë qëndrimit në objekt, siç thuhet, ai ka bërë skica dhe vizatime të hapësirës ushtarake dhe mjeteve luftarake, si dhe ka realizuar tre video-incizime. Pamjet më pas i ka shpërndarë përmes një aplikacioni në telefon.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojnë procedurat përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski kater oferta per autobuset elektrike pritet vleresimi pas festave te pashkeve 69da55a378f8a
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Katër oferta për autobusët elektrikë, pritet vlerësimi pas festave të Pashkëve

Të fundit nga

ShkoLartë