kallezim penal ndaj policit ne tetove per falsifikim te dokumentit zyrtar 69e8bb4f08cee

Kallëzim penal ndaj policit në Tetovë për falsifikim të dokumentit zyrtar

April 22, 2026
1 minut lexim
SPB Tetove 780x470 1

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër zyrtarit policor D.M. nga SPB Tetovë, për veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar” sipas nenit 361 të Kodit Penal.

​Gjatë qershorit të vitit 2019, duke vepruar sipas kërkesës së një avokati nga Tetova, i denoncuari ka përpiluar një shkresë zyrtare për disponueshmërinë e një personi me përmbajtje të rremë, pa kryer paraprakisht kontrolle në teren. Me qëllim që ta zyrtarizonte këtë shkresë me përmbajtje të pavërtetë, ai ka keqpërdorur nënshkrimin e udhëheqësit, ka vendosur numër arkivor joadekuat, e ka vërtetuar me vulë zyrtare dhe ashtu të përgatitur ia ka dorëzuar në dorë avokatit nga Tetova, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për punë administrative dhe arkivore.

​Shkresa është përdorur në një procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës, ku është evidentuar si dëshmi në dëm të një personi nga Tetova.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rrokulliset kamioni me traga kosove tek qarkorja e shkupit lendohen 2 veta 69e89f2d2d4ac
Lajmi i mëparshëm

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

irani ekzekuton nje zyrtar te denuar per spiunazh per izraelin 69e8cc8032014
Lajmi i radhës

Irani ekzekuton një zyrtar të dënuar për spiunazh për Izraelin

Të fundit nga

ShkoLartë