kallezim penal ndaj nje shkupjani shiti bileta per nje koncert joekzistues 6892111dce42c

Kallëzim penal ndaj një shkupjani, shiti bileta për një koncert joekzistues

August 5, 2025
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se sot (05.08.2025) Sektori për Krimin Kibernetik ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal.

“A.H. në periudhën nga 04.04.2025 deri më 13.06.2025 si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes një faqeje interneti për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej.

Përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, duke i mashtruar kështu njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe të mos ua kthenin paratë”.

“Sektori i Krimit Kibernetik, brenda fushëveprimit të përcaktuar të kompetencave, vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive përmbajtjen e rrjeteve sociale dhe të gjithë hapësirës së internetit, me qëllim parandalimin e nxitjes së dhunës, rrezikimit të sigurisë, përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobike përmes një sistemi kompjuterik, keqpërdorimit të të dhënave personale dhe gjuhës së urrejtjes me elementë të veprave penale që ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja pezullon tarifat hakmarrese pas marreveshjes tregtare me trumpin 689210a681acb
Lajmi i mëparshëm

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

pas ndarjes me chiara ferragni fedez nuk eshte me vetem 689212c1de9e8
Lajmi i radhës

Pas ndarjes me Chiara Ferragni, Fedez nuk është më vetëm!

Të fundit nga

ShkoLartë