kallezim penal ndaj 19 vjecarit qe bashke me vellain e tij te mitur plagosi me thike tre persona 6a974ca34c53a

Kallëzim penal ndaj 19-vjeçarit që bashkë me vëllain e tij të mitur plagosi me thikë tre persona

September 2, 2026
1 minut lexim

Sot (01.09.2026), SPB Shkup – Departamenti për Krime të Gjakut dhe Seksuale ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj B.I. (19) nga Shkupi, për veprën penale “dhunë”, sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.

I dyshuari dhe vëllai i tij i mitur, i cili është nën moshën ligjore për përgjegjësi penale, kanë ndërmarrë veprime të dhunshme, gjatë të cilave tre persona janë plagosur me thikë.

Një fëmijë dhe një person i rritur kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një fëmijë tjetër është lënduar më lehtë.

Sipas policisë, veprimet e tyre kanë shkaktuar te të pranishmit dhe në publik ndjenjë pasigurie, rreziku, frike dhe shqetësimi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reperja 15 vjecare enderron qe nje dite te jete ne skene me dua lipa 6a9749fe2e47d
Lajmi i mëparshëm

Reperja 15 vjeçare ëndërron që nje ditë të jetë në skenë me Dua Lipa

Të fundit nga

ShkoLartë