kallas kina dhe rusia me aleate po ndryshojne rendin boteror 68c57513ec971

Kallas: Kina dhe Rusia me aleatë po ndryshojnë rendin botëror

September 13, 2025
1 minut lexim

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar, të nxitura nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia.

“Shikoni samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) – këto shtete po kërkojnë të rivendosin një rend botëror ku pushteti dhe forca përcaktojnë gjithçka”, u shpreh Kallas në një intervistë për median gjermane RND.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me shpejtësi dhe unitet, për të ruajtur rolin e tij si një aktor i besueshëm gjeopolitik.

“Nëse marrim vendime më shpejt dhe veprojmë së bashku, mund të mbrojmë interesat tona”, tha ajo.

Samiti i SCO-së, i mbajtur më 31 gusht – 1 shtator në Tianjin, Kinë, mblodhi mbi 20 vende pjesëmarrëse dhe përfaqësues nga 10 organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Në përfundim të samitit, u nënshkruan 15 marrëveshje bashkëpunimi, duke sinjalizuar forcimin e një blloku që sfidon rendin liberal perëndimor. /

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

salih zyba sulmon baton haxhiun ne shpirt ia pati fale mitrovicen serbise 68c5740112e72
Lajmi i mëparshëm

Salih Zyba ‘sulmon’ Baton Haxhiun: Në shpirt ia pati falë Mitrovicën Serbisë

nuk e keni idene se cfare ju pret gruaja e charlie kirk betohet se do te ndjeke rrugen e bashkeshortit tani fillon lufta 68c576c650dac
Lajmi i radhës

“Nuk e keni idenë se çfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk betohet se do të ndjekë rrugën e bashkëshortit: Tani fillon “lufta”

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë