kallas dhe kos shqiperia perparim te rendesishem ne rrugen drejt be se 690a019591ca4

Kallas dhe Kos: Shqipëria përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

November 4, 2025
1 minut lexim

Shqipëria ka shënuar përparim të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian, sipas vlerësimit të fundit të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, që pritet të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme.

Në një paraqitje paraprake në Parlamentin Evropian, komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kanë dhënë një pasqyrë të gjetjeve kryesore të raportit të ri të zgjerimit.

Kos deklaroi se Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina kanë bërë “përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së”, duke theksuar se “reformat shpërblehen”.

“Mund të them se këta katër kandidatë i kanë përputhur ambiciet e tyre me veprime konkrete”, tha Kos.

Për Shqipërinë, Kos u shpreh se ka bërë “përparim të pashembullt gjatë vitit të kaluar”, duke vënë në dukje “angazhimin e fortë politik dhe aspiratat e qarta evropiane të shoqërisë shqiptare”.

Lidhur me Ukrainën, komisionerja Kos vlerësoi punën e bërë nga autoritetet e Kievit, por paralajmëroi për nevojën që “të ruhet vrulli dhe të parandalohet çdo rrezik kthimi pas, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit”, duke iu referuar reformave antikorrupsion që u tentuan dhe u rrëzuan gjatë verës.

Vlerësimet zyrtare të Komisionit Evropian për vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, pritet të publikohen zyrtarisht pas më shumë se një ore, në konferencën e përbashkët të Kaja Kallas dhe Marta Kos në Bruksel.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dialog rajonal per politikat arsimore reforma themelore per arsim me cilesor 690a003235248
Lajmi i mëparshëm

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

njw shqiptar shenon e tjetri asiston per zvicren kunder bregut te fildishte u 17 690a01f4424b8
Lajmi i radhës

Njw shqiptar shënon e tjetri asiston për Zvicrën kundër Bregut të Fildishtë U-17

Të fundit nga

ShkoLartë