kallas denon shkeljen e hapesires ajrore te moldavise nga dronet ruse 692b691a5e871

Kallas dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Moldavisë, nga dronët rusë

November 29, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Kaja Kallas, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Moldavisë, nga dronët rusë.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Kallas ka thënë se kjo gjë nuk është e pranueshme dhe e vë në rrezik trafikun ajror civil.

“Shkeljet e hapësirës ajrore të Moldavisë nga dronë rusë janë të papranueshme dhe vënë në rrezik trafikun ajror civil.

BE-ja po investon 20 milionë euro këtë vit në mbrojtjen ajrore të Moldavisë për të ndihmuar në forcimin e sigurisë së vendit.

Qielli i Moldavisë nuk mund të bëhet viktimë e luftës së Rusisë” u shpreh ajo.

Kujtojmë se Moldavia, që është në kufi me Ukrainën, u detyrua të mbyllë hapësirën ajrore, pikërisht për shkak të sulmeve ruse me dronë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

neser bllokohet aksi kakavije janine per disa ore pala greke apel qytetareve te shmangin udhetimet 692b68aa222c5
Lajmi i mëparshëm

Nesër bllokohet aksi Kakavijë–Janinë për disa orë, pala greke apel qytetarëve të shmangin udhëtimet

dash pezullon vizat e shtetasve afgane ndalon te gjitha vendimet per azil 692b6f10f311f
Lajmi i radhës

DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

Të fundit nga

ShkoLartë