kaja kallas be nuk duhet te ule presionin ndaj rusise ukraina eshte viktime ne kete lufte asnje territor sdo leshohet 69249954e9fd5

Kaja Kallas: BE nuk duhet të ulë presionin ndaj Rusisë, Ukraina është viktimë në këtë luftë, asnjë territor s’do lëshohet

November 24, 2025
1 minut lexim

Krye diplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka përshëndetur diskutimet mbi propozimin prej 28 pikash për paqe të presidentit amerikan Donald Trump. Por ajo paralajmëron se presioni ndaj Rusisë nuk duhet të ulet.

“Nuk duhet të harrojmë kush nuk e do paqen dhe kjo është Rusia. Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë lëshim nga ana e saj”, tha Kallas për CNN.

Kallas theksoi se në luftën e Ukrainës, është një viktimë dhe një agresor. Ajo shton se Ukrainas nuk duhet të dorëzojë asnjë territor pasi sipas saj në këtë rast kjo e fundit është viktimë.

“Në këtë luftë ka një viktimë dhe një agresor. Nuk mund të flasim për çfarë duhet të dorëzojë Ukraina, kur ajo nuk ka kryer asnjë agresion”, u shpreh Kallas.

Ajo ngriti shqetësime edhe për drejtimin që po marrin bisedimet e paqes, duke kërkuar më shumë vëmendje mbi rolin dhe angazhimet e Rusisë, e më pak mbi detyrimet që mund t’i vendosen Kievit.

“Cilat janë kërkesat ndaj Rusisë?”, pyeti ajo, duke theksuar se asnjë prej 28 pikave të planit të Trump nuk parashikon lëshime nga Moska.

“Hapi i parë duhet të jetë kërkesa që Rusia të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka shkelur deri tani”, shtoi Kallas.

Ajo shton se kjo luftë nuk duhet të mbyllet me favor të njëanshëm, sidomos Ukraina që nuk ka pushtuar asnjë vend.

“Nëse vendosim kufizime mbi Ukrainën, vend që nuk ka pushtuar askënd, atëherë Rusia merr pikërisht atë që dëshiron.”, u shpreh ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ndihmon ne mbrojtjen e atyre qe na ndihmojne te luftojme krimin e organizuar sherbimi sekret amerikan trajnon gardistet shqiptare qe mbrojne zyrtaret e spak 692498e549004
Lajmi i mëparshëm

“SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

tre dite pas takimit me trump ne shtepine e bardhe reagon mamdani ende mendoj se ai eshte fashist 69249b06811cf
Lajmi i radhës

Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

Të fundit nga

ShkoLartë