Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku me të dashurin e saj, aktorin Lewis Pullman, gjatë fundjavës festive.
Çifti iu bashkua pushimeve tradicionale dimërore të familjes Gerber, të cilat Kaia i kalon çdo vit me prindërit e saj, Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Për ditën në plazh, Kaia zgjodhi një bikini të kombinuar, me një pjesë sipër navy me lidhëse dhe funde të zeza “cheeky”, duke treguar edhe një herë prirjen e saj për kombinime minimaliste por elegante.
Nuk është hera e parë që Gerber shfaqet me këtë stil “mix & match”, pasi edhe më parë është fotografuar me pjesë të ndryshme bikini nga i njëjti brand. Ndërkohë, Pullman, 32 vjeç, u shfaq pa bluzë, teksa çifti shëtiste i qetë përgjatë rërës.

Los Cabos nuk është një destinacion i panjohur për fansat e jetës sentimentale të Kaias. Aktorja e “Bottoms” ka sjellë edhe partnerë të mëparshëm në të njëjtin resort familjar. Në mars të vitit 2023, ajo udhëtoi aty me ish-të dashurin Austin Butler, ndërsa në vitin 2020 ishte parë në të njëjtin vend me Jacob Elordi.
Mesa duket, për Kaia Gerber, Los Cabos mbetet vendi ku pushimet, familja dhe romanca takohen gjithmonë.

Burimi: botasot.info


