kadri kryeziu sulmon lumir abdixhikun ldk ja po shnderrohet ne parti rajonale 68fdd023abc70

Kadri Kryeziu sulmon Lumir Abdixhikun: LDK-ja po shndërrohet në parti rajonale

October 26, 2025
1 minut lexim

Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e krahasuar atë me një “Tito të vogël” që sipas tij rrezikon të shndërrojë partinë në një subjekt rajonal.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kryeziu thekson se dallimi mes tij dhe Abdixhikut qëndron tek qëllimet: ai dhe të tjerët e krahut “majtist” të LDK-së nuk kishin dallime kombëtare me Presidentin Rugova, ndërsa, sipas tij, agjenda ku u formua Abdixhiku shthur traditën kombëtare dhe favorizon interesat kozmopolite dhe rajonale.

Postimi i plotë:

Njëherë e një kohë, opozitë e Presidentit Rugova ishim të dy — unë dhe Lumir Abdixhiku.

Unë, si pjesë e krahut të luftës që LDK-ja aso kohe na quante “majtistë”; dhe Lumiri, si pjesë e SOROS-it — asaj agjende të mbrapshtë që punonte ditë e natë për ta rrënuar traditën kombëtare të LDK-së.

Por dallimi mes nesh është thelbësor.

Ne, krahu “majtist”, nuk kishim dallime kombëtare me Presidentin Rugova — kishim dallime vetëm në metodologji. Ndërkaq agjenda ku u formua Lumiri kishte një qëllim tjetër: të shthurte trungun kombëtar dhe ta zëvendësonte me harrna kozmopolite që vjellin vrer ndaj Tiranës dhe flasin me admirim për Beogradin.

Ne, rivalët e dikurshëm të Rugovës, nuk kemi hezituar asnjëherë ta nderojmë figurën e tij. Ndërsa harrnat e SOROS-it ia përmendin emrin vetëm sa për të larë gojën.

Dhe kështu, siç po shkon puna, nëse Lumiri vazhdon të rrijë aty ku është — një Tito i vogël që djeg gjithçka për karrige dhe për egon e vet — LDK-ja do të kthehet në një parti rajonale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

conte nuk permbahet pas triumfit ndaj interit 68fdd0217d344
Lajmi i mëparshëm

Conte nuk përmbahet pas triumfit ndaj Interit

nga e diela e 26 tetorit nderron ora akrepat jane kthyer 60 minuta pas 68fdd0c806470
Lajmi i radhës

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat janë kthyer 60 minuta pas

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë