kadri kryeziu reagon ndaj kerkeses se ambasadorit britanik 68d8ca0b93911

Kadri Kryeziu reagon ndaj kërkesës së ambasadorit britanik

September 28, 2025
1 minut lexim

Juristi Kadri Kryeziu tha se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është normë dhe ka theksuar se kërkesa e ambasadorit britanik për një “zotim të ri” duket si kërkesë për kapitullim.

Kryeziu theksoi se Kosova gjithmonë ka respektuar vendimet e gjykatës dhe se kapitullimi nuk është opsion.

Postimi i plotë:

Respektimi i Gjykatës është Normë. Po çfarë kërkon Ambasadori Britanik?

Kosova ka rrëzuar presidentë, ka shembur qeveri dhe ka prishur koalicione — gjithmonë duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është thjesht statistikë, është sakrificë për shtetin. Dhe në këtë pikë qëndrojmë më mirë se shumica e Evropës.

E megjithatë… Ambasadori Britanik na kërkon të bëjmë një zotim të ri për respektimin e vendimeve. 🤔 Zotim për çfarë? Për diçka që e kemi bërë gjithmonë, apo për një vendim që ai tashmë e di se çfarë përmban?

Mos vallë e di që po futet një VETO — dhe “zotimi” i tij është, në fakt, kërkesë për kapitullim? Nëse është kështu, le ta thotë hapur: nuk po na fton të tregojmë respekt, por të firmosim dorëzimin. Respekti është normë këtu. Kapitullimi jo. Dhe kush na thërret ta pranojmë, thjesht nuk e njeh Kosovën dhe vendosmërinë e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit 28 shtator 2025 68d8c99527517
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit 28 shtator 2025

a po sjell apple nje chatgpt te vetin 68d8cacf3a82a
Lajmi i radhës

A po sjell Apple një ChatGPT të vetin?

Të fundit nga

ShkoLartë